Mançester, 20 Dhjetor 2011, NOA - Si në të mira ashtu dhe në situata të këqija Mario Balotelli gjithmonë bënë që mediat të flasin për të.
E fundit e SuperMarios, siç raportohet nga e përditshmja britanike Daily Mirror, e ka parë sulmuesin e City të veshur si babagjyshi i Vitit të Ri teksa kalonte nëpër rrugët e Mançesterit duke i dhuruar para kalimtarëve që ndesheshin me të.
Një xhest tepër i mirë dhe bamirësie që kujton atë të muajt prill, ku Balotelli i dhuronte mijëra sterlina një barboni që ndodhej jashtë një kazinoje.
Në lidhje me këtë çështje është pyetur dhe tekniku Roberto Mancini, i cili ka bërë të ditur se nuk ka qenë në dijeni të kësaj iniciative kurioze.
“Sinqerisht nuk di asgjë – është përgjigjur tekniku italian – por me Marion gjithçka mund të ndodhë. Duhet të pyesni atë”.
r.b/NOA