English

Bjellorusi, ndalohet ish-kandidati për president

Bjellorosui, 20 dhjetor 2011, NOA - Bjellorusia e ka ndaluar një ish-kandidat të opozitës, i cili sfidoi presidentin Aleksandër Lukashenka në zgjedhjet presidenciale të vitit të Kaluar.

Policia gjithashtu ka arrestuar dhjetëra njerëz, të cilët tentuan të organizonin një aktivitet në vigjilje të përvjetorit të votimeve.

Në faqen e internetit të Partisë Kristian Demokrate të Bjellorusisë thuhet se policia e ka ndaluar udhëheqësin e tyre, Vital Rumasheuski, kur ai po dilte nga apartamenti i tij, shumë pak orë para aktivitetit të planifikuar në qendër të Minskut.

Dita e sotme shënon një-vjetorin e protestave në Bjellorusi, kundër mashtrimeve në zgjedhje, në të cilat Lukanshenka fitoi edhe një mandat tjetër.

Më shumë se 700 protestues ishin arrestuar vitin e kaluar, gjatë goditjes së protestuesve nga autoritetet e vendit.

Dy kandidatë në zgjedhjet presidenciale, Andrej Sanikau dhe Mikalai Statkeviq ishin burgosur, duke u dënuar me pesë, respektivisht gjashtë vjet burgim.

NOA/RFE

KOMENTE