Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Rruga në Qafë-Krrabë është bllokuar prag-mbrëmjen e sotme nga reshjet e dëborës.
Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al se në këtë pjesë të rrugës ka reshje të dendura dëbore si dhe mjegull të dendur, ndërsa trashësia e dëborës shkon rreth 30 centimetër.
Gjithsesi uniformat blu theksojnë se janë marrë masa, por reshjet e shpeshta dhe të dendura po punojnë kundër tyre duke bllokuar rrugën, ndërsa flitet edhe për automjete të bllokuara nga dëbora.
a.y/NOA