English

Farfan thërret Interin

Milano, 20 Dhjetor 2011, NOA - Inter në merkaton e janarit ka bërë të qartë se është në krim të mesfushorëve për të forcuar organikën e ekipit.

Orët e fundit zikaltërit kanë krijuar një listë të gjatë emrash dhe ndër të preferuarit ka qenë mesfushori i krahut i Shcalke 04 Jefferson Farfa.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, lojtari në fjalë është në skadencë të kontratës së tij me klubin gjerman dhe në lidhje me interesimin e Interit ai është shprehur tepër i lumtur.

“E kush do të refuzonte një klub si ai i Interit”, - ka deklaruar 27-vjeçari me origjinë peruane.

r.b/NOA

KOMENTE