English

Formula, si të digjni kaloritë që merrni nga ushqimi

Tiranë, 20 Dhjetor 2011, NOA/ Arlinda Koçi – Ja se si një stërvitje e fuqishme arrin të djegë kaloritë tuaja. Të gjithë e dimë se stërvitja është tepër pozitive për shëndetin tonë. Studimet e fundit tregojnë se çdokush që ndërmerr një aktivitet të fuqishëm, vazhdon të djegë kalori për orë të tëra pas përfundimit të aktivitetit sportiv.

Në studim janë përfshirë dhjetë persona, të moshës 22 deri 33 vjeç, duke djegur kështu një mesatare prej 519 kalorive gjatë testeve të tyre me biçikleta, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Të dhënat tregojnë se, meshkujt, të cilët janë ushtruar mbi një biçikletë për rreth 45 minuta, arrijnë të djegin një shtesë prej 190 kalorive gjatë 14 orëve në vazhdim.

Studiuesit tregojnë se zbatohet e njëjta teori për çdo aktivitet sportiv, qoftë futboll, not apo çdo lloj sporti tjetër.

Për të marrë përfitimin e djegies së kalorive ekstra, stërvitja duhet të jetë e mjaftueshme që ju të djersiteni, të ndjeni një temperaturë të lartë të trupit dhe zemra juaj të rrahë shpejt. Studiuesi David Nieman, nga State University në Kannapolis, SHBA, tha: “Kjo do të thotë se një person do të mund të humbasë 0. 5 kg pas pesë periudhave të shkurtra stërvitjeje intensive në qoftë se ata i rezistojnë tundimit për të mos ngrënë shumë. ”

Kjo tregon se stërvitja intensive ka një ndikim të plotë në luftimin e peshës suaj të tepërt. Unë shpresoj se kjo do të motivojnë njerëzit për të marrë përsipër organizimin e aktiviteteve. ”

Z. Nieman shtoi se studimi vlen si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

a.k/r.b/NOA

KOMENTE