Berlin, 20 dhjetor 2011, NOA - Vdekja e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Il ka ngjallur frikën për destabilizimin e rajonit. Sipas raporteve në mediet koreanojugore veriu ka testuar të hënën një raketë me rreze të shkurtër veprimi. Koreja e Jugut ka vënë në gjendje të lartë gatishmërie forcat e saj të armatosura.
Të dy vendet ndodhen ende zyrtarisht në luftë që nga Lufta e Koresë në vitet 50-të. - Ministri i Jashtëm gjerman Gudi Westerwelle shfaqi shpresën se ndërrimi i pushtetit në Korenë e Veriut mund të jetë një shans për zhvillim të qëndrueshëm në mbarë rajonin: "Ne shpresojmë që kalimi i pushtetit në Korenë e Veriut do të jetë një mundësi për njerëzit, për kushte më të mira - aktualisht janë kushte tmerrësisht të varfra të jetesës si pasojë e izolimit nga diktatura në Korenë e Veriut.
Natyrisht edhe për të drejtat e njeriut që edhe atje gjërat të zhvillohen më mirë. Tani ekziston një shans për zhvillim të qëndrueshëm në mbarë rajonin", tha Westerwelle.