Fushë Krujë, 20 dhjetor 2011, NOA- Një 27 vjeçar i shpallur në kërkim përfundoi në prangat e policisë së Fushë Krujës. Burime zyrtare nga policia i thanë NOA.al se, Gazmend Merlika nga Fushë Kruja ishte dënuar në muajin qershor në mungesë me 5 vjet burg për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Mësohet se Merlikës i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet, 8 muaj e 18 dite burg, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë.
a.y/NOA