English

George Michael del nga spitali

Nju Jork, 20 Dhjetor 2011, NOA - George Michael më në fund mund të kalojë pushimet e periudhës së Krishtlindjeve në shtëpi dhe kjo pasi ka qenë për javë më radhë në spital duke luftuar një formë të rëndë të pneumonisë.

Ish-ylli i Wham, siç bëhet e ditur nga e përditshmja britanike The Sun, është larguar nga spitali.

Agjencia e lajmeve NOA.al raporton se si gjithmonë përkrah tij ka qenë i fejuari i ri Fadi Fawaz.

Fadi ka shkruar gjithashtu në Twitter: “Krishtlindje në shtëpi, nuk po rresht dot së buzëqeshuri, sot është dita ime më e lumtur”.

George Michael, 48 vjeç, është larguar nga spitali pas terapive të shumta intensive dhe mjekët kanë bërë të ditur se ai tani ka nevojë për një periudhë relaksi për të rikuperuar forcat.

r.b/NOA

KOMENTE