Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA – Partia Socialiste do të vendosë sot për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Vendimi pritet të merret në mbledhjen e Grupit Parlamentar, që pritet të mbahet ditën e sotme.
Kërkesa për përjashtimin e deputetit Islami u bë nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e parë të Kryesisë së re. Rama ka kërkuar nga Grupi Parlamentar që të marrë masa për Islamin duke zbatuar rregulloren.
Argumenti kryesor i kryesocialistit është mungesa e Islamit në seancën e fundit parlamentare, ku u bë dhe votimi i kandidaturës së Kontrollit të Lartë të Shtetit.
a.k/NOA