Moskë, 20 Dhjetor 2011, NOA - Brenda këtij viti skuadra e Anzhi Makhachkala do të ketë trajnerin e saj.
Gjithçka është bërë e ditur nga Alan Soziyev, drejtor i përgjithshëm i klubit të Daghestan.
Për këtë post favoriti numër një është Guus Hiddink, kjo pasi aktualisht ai është i lirë nga impenjimi me përfaqësuesen Turke (si pasojë e kualifikimit të munguar në Evropianin e Euro 2012).
Më tej është dhe Fabio Capello i cili pas Evropianit do të largohet nga përfaqësuesja angleze dhe shihet si një opsion tjetër tepër i mirë dhe Hose Murinjo, i cili ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të largohet nga Real Madrid.
r.b/NOA