Beograd, 20 dhjetor 2011, NOA – Serbia është në rrugë të mbarë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE në muajin mars, vetëm në rast se shënon përparim të mëtejmë në dialogun me Kosovën për çështje praktike.
Kështu mësohet të jetë shprehur Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule (Stefan Füle), në një intervistë për gazetën serbe Novosti.
Kjo deklaratë mbështetëse për Serbinë vjen në një moment kur situata në veri të Kosovës vijon të jetë e njëjtë dhe Serbia nuk po heq ende strukturat paralele në veri.
Komisioneri i lartë i BE-së u shpreh se Bashkimi Evropian theksoi pret që Serbia të përforcojë rezultatet e arritura në dialogun teknik me Kosovën, përfshirë këtu edhe marrëveshjen për zgjidhjen në përfshirjen e në bashkëpunimin rajonal me qëllim që të arrihet statusi i kandidatit.
"Të jetë e qartë, Komisioni Evropian nuk është në pozitë dhe as që ka ndër mend t’ia imponojë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës. BE është i inkurajuar për faktin se Kosova dhe Serbia kanë bërë hapa në drejtim të zgjidhjes së kompromisit, një zgjidhje praktike dhe e balancuar”, deklaroi Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule.
mit/NOA