English

Lunaçek apel 5 vendeve të BE: Njihni Kosovën

Bruksel, 20 dhjetor 2011, NOA- Ulrike Lunaçek, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian i kërkoi Spanjës, Greqisë, Rumanisë, Qipros dhe Sllovakisë që të njohin pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për “Euroaktiv”, Lunaçek u kërkon pesë vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet që tu bashkohen 22 vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe të pranojnë shtetin e Kosovës si të pavarur, pasi tashmë ai është fakt.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, lidhur me këtë çështje Lunaçek theksoi se, “Ndonëse mungoi konsensusi i gjerë për shpalljen e Pavarësisë në KS, shpallja e saj në vitin 2008 ishte e pashmangshme dhe këto vende nuk kanë arsye për të mos e njohur Kosovën si shtet”.

a.y/NOA

KOMENTE