Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Deputeti socialist Arben Malaj flet për përjashtimin e ligjvënësit të deritashëm selisë rozë, Kastriot Islami.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Malaj e cilëson përjashtimin e Islamit si një ngjarje të dëmshme duke theksuar se përjashtimi nuk i shërben sfidave të Partisë Socialiste.
Sipas tij, 1 në 4 deputetë socialistë janë kundër përjashtimit të Islamit, ndërsa thekson se deputetët nuk duhet të kthehen në kartona solidarë, pasi ata duhet të kenë personalitetin e tyre.
Deklarata e Malajt u lëshua në një takim me të rinjtë socialist, ku u shpreh gjithashtu se kandidatura e Ilir Zelës është më e mira për Tiranën.
Mesditën e sotme Grupi Kuvendor socialist vendosi me shumicë votash që të përjashtojë Kastriot Islamin nga radhët e grupit të PS-së.
a.y/NOA