English

Mazhoranca rrëzon nismat e PS për uljen e TVSH

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA – Komisioni i Ekonomisë dhe Financave rrëzoi sot me votat e deputetëve të mazhorancës dy nismat e PS-së për ndryshimin e ligjit për TVSH-në (Tatimin mbi Vlerën e Shtuar), raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Dy nismat e socialistëve synojnë heqjen e TVSH-së nga 1 janari 2012, për produktet ushqimore bazë, si buka, mielli, qyumështi, vezët, si dhe uljen e TVSH-së për disa produkte të tjera si vaji, sheqeri, apo edhe energjinë, deri në 10 për qind.

Deputetët e PS-së akuzuan mazhorancën se me rrëzimin e nismave për heqjen e TVSH-së synojnë të krijijnë monopole në tregun ushqimor kundër interesave të qytetarëve.

Por, nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Flamur Noka duke mbrojtur vendimin për mbajtjen e TVSH-së bëri me dije se nismat e PS synojnë favorizimin e kompanive të veçanta në tregun ushqimor.

mit/NOA

KOMENTE