English

Përjashtimi, Islami rendit pse-të: Diktati i Ramës po shkatërron PS

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA- Ish-Kryetari i Parlamentit, njëri nga eksponentët kyç të Partisë Socialiste, deputeti Kastriot Islami u përjashtua mesditën e sotme nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Grupi Kuvendor socialist vendosi me shumicë votash që të përjashtojë Kastriot Islamin nga radhët e grupit të PS-së.

Ndërkohë katër deputetë socialistë kanë qenë kundër përjashtimit të deputetit Islami nga radhët e PS-së, mes tyre Arben Malaj, Marko Bello, Tom Doshi, si dhe abstenuan, deputetët Pandeli Majko e Et'hem Ruka. Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura mësohet se nuk kanë marrë pjesë dy deputetë socialistë të mendimit ndryshe, Ben Blushi dhe Andis Harasani, të cilët edhe më parë kanë qenë kundër vendimit për përjashtimin e Islamit nga grupi socialist. Duket se vendimi për përjashtimin e deputetit Kastriot Islami erdhi pasi ky i fundit nuk pranoi të vendoset për përjashtimin e tij në një mbledhje me dyer të mbyllura për mediat. Ai i kishte kërkuar Kryetarit të Grupit Kuvendor Gramoz Ruçi, që vendimi të jepet në një mbledhje të hapur për mediat.

Deputeti Islami e cilësoi mbledhjen e sotme si një ngjarje të rrallë për mediat. Ai bëri me dije se grupi i PS-së nuk pranoi që vendimi për të, të jepej nën kamerat e mediave, duke nënvizuar se deputeti Taulant Balla e kishte njoftuar se mbledhja e sotme dhe të gjitha mbledhjet e ngjashme me këtë do të bëhen me dyer të mbyllura. Andaj, deputeti Islami e bëri publik qëndrimin e tij në një konferencë të mëvonshme, në një mbledhje me gazetarët në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ishte pikërisht dita e votimit në parlament të Kreut të ri të KLSH-së Bujar Leskaj, për të cilin Kryetari i opozitës Edi Rama kishte garantuar se do të jepeshin të gjithë kartonat e kuq të PS-së, që hodhi në plan, përjashtimin e deputetit Islami, i cili në atë votim mungoi.

Për këtë kryesocialisti Rama i kërkoi kreut të grupit të PS-së Gramoz Ruçi të sqarojë arsyet e mungesës së Islamit gjatë votimit të Leskaj të enjten e shkuar, duke e thirrur deputetin për t’u përgjigjur. Ndërkaq Islami deklaroi se ai do të pranonte vetëm mbledhje të hapur për mediat, ku do të jepte qëndrimin e tij.

Islami: Njolla më e zezë për PS

Kastriot Islami, e cilësoi vendimin e sotëm për përjashtimin e tij nga radhët e PS-së si njollën më të zezë për Partinë Socialiste që prej themelimit të saj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Në qëndrimin e tij publik, deputeti Islami e definoi vendimin e sotëm si një veprim stalinist, që reflekton mbi të gjitha diktatin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili me projektin e tij për fuqizimin e autoritetit personal në PS po shkatërron të majtën dhe po e çon atë drejt një tjetër humbjeje në zgjedhjet e ardhshme. Pasi kundërshtoi të bëhej pjesë e një mbledhjeje me dyer të mbyllura ku do të vendosej për përjashtimin e tij, deputeti Kastriot Islami tha se ai ishte i përgatitur për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit të PS-së, pas një takimi që kishte patur me zotin Ruçi, një ditë më parë. Sipas Islamit në mbledhjen e mbyllur të grupit të PS-së, një nga më të rrallat për demokracinë dhe median, nuk u dha kohë as për t’u bërë autokritikë, siç ndodhi në vitin 1981, para 30 vjetësh. Islami e konsideroi përjashtimin e tij si një veprim të paprecedent, në mungesë të personit që dënohej, veprim autoritar dhe stalinist. “Sot po jo vetëm sot, jam i qetë dhe i vendosur në bindjet e mia, se pas 20 vjetësh sakrificash në PS-së dhe pas 6 vjetësh kur Edi Rama është në krye të PS-së, unë kryetari i Parlamentit të parë socialist, një nga drejtuesit e Komisionit për hartimin e Kushtetutës, pasi shantazhohem prej dy vjetësh, deri në kërcënimin e familjes, dhe marzhinalizohem dhe për shkak se parashikova humbjen e Ramës në zgjedhjet lokale, dëbohem nga Partia Socialiste”, u shpreh Islami duke shtuar se për këtë vendim ndien vetëm keqardhje. I çregjistruari nga radhët e Partisë Socialiste argumentoi se për përjashtimin e tij ka ndikuar lufta mes projektit Rama për vënien nën diktatin e vet të PS-së me projektin që mbështet Islami për të majtën e bashkuar, e cila do të rikthente në pushtet të majtën. Deputeti Kastriot Islami, deklaroi se përjashtimi i tij nuk do të kishte ndodhur po të mos kishte ardhur Rama në krye të PS-së në vitin 2005, ardhje e cila i ka kushtuar disa humbje radhazi opozitës në zgjedhje. Siç informon NOA.al, Islami theksoi se përjashtimi i tij nuk është çështjeje përballjeje personale mes atij dhe Ramës. Ai shprehu keqardhje për këtë vendim të ndërmarrë me porosinë e Edi Ramës vetë, kur bëri me dije se një ditë më parë në një bisedë telefonike katërorëshe mes tyre, vetë Rama i kishte thënë se ti s’mund të ikësh nga PS për shkakun tim, pasi siç tha Islami, Rama kishte dëgjuar për gjoja një thashethem se ai do të vetëlargohej nga PS. Islami nënvizoi se nuk ka qenë dhe nuk mund të ishte kurrë kundër PS-së, duke preçizuar se vendimi i Ramës erdhi për shkak se ai ishte kundër projektit të Ramës, dhe pro projektit për një të majtë të bashkuar. Projekti Rama për fuqizimin e autoritetit të kryetarit ka dështuar qëkur u aplikua më herët nga PD-ja, tha Islami, duke nënvizuar se ai ka punuar në funksion të ndërtimit të një qeverisjeje për integrimin europian dhe për të sjellë në pushtet të majtën e bashkuar, si e vetmja mundësi që largimin e kësaj mazhorance. “U bëj të qartë se ajo që po them sot nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kundër asnjërit prej kolegëve. Alternativa e të majtës së bashkuar përballë projektit Rama i mbron të gjithë socialistët, jo vetëm në atë sallë, me një solidaritet dhe mbështetje”, tha ai, duke i cilësuar si themelin e vlerave të socialdemokracisë. Islami tha se nuk është kundër të rinjve të sapoardhur në PS, porse ai nuk do të mund të pajtohej kurrë me projektin e Ramës për përjashtimin nga partia të atyre që kanë dhënë kontribut që prej themelimit të saj. Zoti Islami nënvizoi se ai u përjashtua për shkak se ishte kundër projektit që çoi deri në kufijtë e djegies së mandateve kuvendore përmes bojkotit të Kuvendit, që sipas tij solli prishjen e imazhit të PS-së në Europë. Ai tha se një arsye tjetër e përjashtimit të tij nga Edi Rama ishte se ai ka qenë kundër veprimeve të rrugës të ndërmarra nga shefi i opozitës për rrëzimin e qeverisë Berisha përmes demonstrative të dhunshme në rrugë. Sipas Islamit pa bojkotin e Kuvendit PS do të kishte qenë më e suksesshme, pasi sipas tij bojkoti dhe greva ia nxinë imazhin PS-së. “Nuk mundet të jem dakord me një forcë politike me 66 deputetë, që merr vendim të hyjë në grevë urie, që u përmbyll me një darkë në Strasburg. Kjo është një arsye tjetër politike pse u kërkua përjashtimi im nga PS. 21 janari është një tjetër arsye e përjashtimit tim. Blushi tha asohere se Rama nuk u fut në mes të socialistëve në turmë për të shpëtuar jetën e demonstruesve”, tha Islami, por kjo deklaratë Ben Blushit nuk iu shënua në memorie. Islami theksoi se një arsye tjetër e përjashtimit të tij është se parashikoi humbjen e Ramës në zgjedhjet e 8 majit, kur kandidoi për të katërtën herë në Tiranë. Ai theksoi se respekton demokracinë e brendshme në parti, disiplinën duke nënvizuar se ka luftuar për këtë, pasi vetëm kështu PS do të kthehej në një parti për qytetarët dhe të ndërtonte një shtet modern. Islami e cilësoi vendimin e marrë në mungesë të tij si një veprim stalinist, që reflekton mbi të gjitha diktatin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili me projektin e tij për fuqizimin e autoritetit personal në PS po shkatërron të majtën dhe po e çon atë drejt humbjes së radhës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Islamit në mbledhjen e mbyllur të grupit të PS-së, një nga më të rrallat për demokracinë dhe median, nuk u dha kohë as për t’u bërë autokritikë, siç ndodhi në vitin 1981, para 30 vjetësh. Islami e konsideroi përjashtimin e tij si një veprim të paprecedent, në mungesë të personit që dënohej, veprim autoritar dhe stalinist. “Sot po jo vetëm sot, jam i qetë dhe i vendosur në bindjet e mia, se pas 20 vjetësh sakrificash në PS-së dhe pas 6 vjetësh kur Edi Rama është në krye të PS-së, unë kryetari i Parlamentit të parë socialist, një nga drejtuesit e Komisionit për hartimin e Kushtetutës, pasi shantazhohem prej dy vjetësh, deri në kërcënimin e familjes, dhe marzhinalizohem për vajtjen në Kuvend dhe për shkak se parashikova humbjen e Ramës në zgjedhjet lokale, dëbohem nga Partia Socialiste”, u shpreh Islami duke shtuar se për këtë vendim ndien vetëm keqardhje.

Votimi për Leskaj në KLSH, PS: Islami theu vendimin e grupit

Deputeti socialist Taulant Balla reagoi në emër të grupit parlamentar socialist lidhur me përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Balla u shpreh se, çregjistrimi nga grupi i Islamit erdhi për thyerje të vendimit politik të grupit lidhur me votimin kundër kandidaturës së Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në seancën e kaluar të Kuvendit të Shqipërisë. “Kryesia e Grupit Socialist sqaron se krejt ndryshe nga çfarë është publikuar në mediat qeveritare gjatë këtyre ditëve, zbatimi i kësaj norme statutore është vendosur në kolegjialitet të plotë nga Grupi Socialist përpara seancës dhe çdo deputet e ka pasur të qartë paraprakisht detyrimin statutor për zbatimin e vendimit politik. Kjo do të thotë se qoftë pjesëmarrja në votim, qoftë votimi në unison me vendimin politik ishin të detyrueshme për të gjithë anëtarët e grupit socialist. Ashtu sikundër është e qartë se në këtë rast edhe zbatimi i normës statutore në rast shkeljeje të vendimit politik ishte një pasojë e paralajmëruar për këdo që mund t’i binte ndesh vullnetit të grupit duke shkelur vendimin politik”, u shpreh Balla. Ai shtoi se Islami u largua nga votimi duke e shkelur vendimin politik plotësisht i vetëdijshëm për përmbajtjen e normës statutore në rastin e kësaj shkeljeje, çka nënkupton sipas tij automatikisht çregjistrimin e tij nga Grupi Parlamentar Socialist.

Malaj: 1 në 4 deputetë kundër përjashtimit të Islamit

Deputeti socialist Arben Malaj flet për përjashtimin e ligjvënësit të deritashëm selisë rozë, Kastriot Islami. Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, Malaj e cilëson përjashtimin e Islamit si një ngjarje të dëmshme duke theksuar se përjashtimi nuk i shërben sfidave të Partisë Socialiste. Sipas tij, 1 në 4 deputetë socialistë janë kundër përjashtimit të Islamit, ndërsa thekson se deputetët nuk duhet të kthehen në kartona solidarë, pasi ata duhet të kenë personalitetin e tyre. Deklarata e Malajt u lëshua në një takim me të rinjtë socialist, ku u shpreh gjithashtu se kandidatura e Ilir Zelës është më e mira për Tiranën. a.y/NOA

KOMENTE