English

Plani Urbanistik, Basha: Stacioni i Trenit, stacioni i ardhshëm i Tramit të Tiranës

Tiranë, 20 dhjetor 2011, NOA – Plani i ri urbanistik i Tiranës, i cili do t’i japë zgjidhje shumë pikëpyetjeve mbi zhvillimin e mëtejshëm të kryeqytetit shqiptar, ishte kryefjala e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha gjatë takimit të sotëm me studentët e arkitekturës në një universitet privat në Tiranë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryebashkiaku Basha e ka cilësuar realizimin e Planit Urbanistik si sfidën më të madhe për Tiranën, e cila në këto 21 vite tranzicion është zhvilluar si një metropol në mungesën e një plani të mirëfilltë urbanistik, që do të parashikonte në mënyrë të drejtë zhvillimit e Tiranës, brenda dhe jashtë vijës së verdhë.

Zoti Basha theksoi se në Planin Urbanistik të Tiranës do të vlerësohet prona private dhe do të zgjerohen hapësirat e gjelbërta publike për qytetarët.

Basha e cilësoi Planin e ri Urbanistik si një zgjidhje brezash dhe jo momentale.

Për këtë ai premtoi se do të nisë në muajin janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm diskutimet me qytetarët, pasi sipas Bashës ky plan, do të duhet të jetë gjithpërfshirës për shkak se do të jenë qytetarët përfituesit e tij.

Trami i Tiranës, është një nga projektet më ambicioze të shpallura gjatë fushatës elektorale nga Lulzim Basha dhe një nga pikat kryesore, që parashikohen në Planin e ri Urbanistik të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë tha se Trami i Tiranës do të nisë të ndërtohet brenda vitit 2012, duke preçizuar se stacioni i trenit do të jetë stacioni i ardhshëm i Tramit.

Linja e tramit do të përshkojë distancën nga Lapraka deri në sheshin “Nënë Tereza” dhe pritet të zgjidhë ndjeshëm problemin e transportit publik në kryeqytet.

Basha nënvizoi se hekurudhat shqiptare nuk mund të jenë më në qendër të kryeqytetit, ato do të jenë jashtë vijës së verdhë.

E duke folur për këtë, Basha nënvizoi se edhe procesi i legalizimeve ka mbetur peng i burokracive. Kryebashkiaku Basha duke iu drejtuar studentëve të arkitekturës nënvizoi garantoi se “Ne do të harxhojmë shumë që të kemi vëmendjen e arkitektëve më të mirë për zhvillimin e kryqytetit, me qëllim që qytetarëve të Tiranës t’u ofrohet një qytet model”, tha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

mit/NOA

KOMENTE
  • Besim Nikolli13:43 - 20 Dhjetor 2011
    mos se po kputesh myth