Kaliforni, 20 Dhjetor 2011, NOA - Rihanna është larguar nga skena përgjatë kalimit të një këngë tek tjetra në shfaqjen e saj në Lisbonë në Portugali.
Teksa po këndonte “What’s my name” këngëtarja ka bërë një xhest për të lënë të kuptohej kundrejt fansave se asaj i përzihej.
Pas pak minutash ajo është rikthyer sërish për të vazhduar shfaqjen.
Një situatë e tillë është konfirmuar nga vetë artisja nëpërmjet profilit të saj në Twitter.
Megjithatë, siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al në rrjet dilema është hapur menjëherë: Rihanna thjesht ndihej keq apo ajo është shtatzënë?
Nga ana e këngëtares dhe e njerëzve të afërt të saj nuk ka pasur asnjë deklaratë dhe me shumë mundësi gjithçka ka ardhur dhe si pasojë e lodhjes së Rihannës në bazë të shfaqjeve të shumta që ka organizuar ajo. r.b/NOA