Manila, 20 dhjetor 2011, NOA- UNICEF kërkon ndihmë për 15 mijë familje të goditura nga përmbytjet e stuhisë në jug të Filipineve.
Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila ka lëshuar një apel për të kërkuar 4.2 milionë dollarë për të ndihmuar familjet e goditura nga stuhia Washi, e përqendron vëmendjen në mbi 200 mijë fëmijë të goditur nga përmbytjet.
Ajo thekson se vetëm 20 mijë fëmijë janë strehuar në qendrat e evakuimit, ndërsa pjesa tjetër janë ende pa çati.
a.y/NOA