English

Teknologjia kompjuterike, si po e lehtëson administrimin e financave dhe kursen kohë të çmuar

Kurseni kohën dhe paratë tuaja me e-banking nga ProCredit Bank!

Këtë mesazh përcjell oferta e fundvitit të ProCredit Bank për klientët e saj dhe publikun e gjerë. Çdo individ apo kompani mund të kryejë pagesa apo transferta bankare në siguri të plotë në internet, nga shtëpia apo zyra duke përdorur shërbimin e-banking të ProCredit Bank. Këtu fjala e mencur “Koha është flori” merr kuptim të plotë sepse koha që mesatarisht një klient do të shpenzonte duke shkuar në bankë dhe kryer fizikisht disa pagesa është 1 deri 2 orë.

Opsionet e shërbimit e-banking që mund të zgjidhni në ProCredit Bank janë të ndryshme. Aksesi i lirë që përfitohet pa pagesë, ka karakter informues për përdoruesin ndërsa opsioni akses i plotë ofrohet në një tarifë modeste prej 2.500 lekë për një periudhë trevjeçare. Për bizneset është dizenjuar një opsionin e kombinuar që siguron efektivitet nëpërmjet përdorimit të një llogarie nga disa persona të autorizuar në nivele të ndryshme.

Kur flasim për sigurinë në rrjetet komputerike, garancia që ofron ProCredit Bank për klientët e saj në ekzekutimin e pagesave dhe transfertave online është tepër e lartë dhe mbështetet nga teknologjia gjermane e fjalës së fundit. Një pajisje elektronike që gjeneron kodin tuaj personal çdo dy minuta bën të pamundur përdorimin e tij nga abuzuesit.

Oferta që ProCredit Bank lancon në prag të sezonit të festave sjell tarifat më konkurruese për transfertat kombëtare dhe ndërkombëtare me avantazhin e ekzekutimit brenda ditës. Ndërsa tarifat brenda rrjetit të bankave ProCredit nëpër botë janë më të ulëtat të aplikuara në sistemin bankar.

Mbi të gjitha përdorimi i shërbimit e-banking është mjaft i thjeshtë dhe praktik edhe nëse përdoruesi ka njohuri minimale kompjuterike. Programi ju orienton mjaft mirë në çdo hap të veprimeve që kryeni dhe ju ofron kontroll të plotë nëpërmjet printimit të historikut të 100 lëvizjeve monetare të fundit.

Me rritjen e penetrimit të internetit në Shqipëri trendi i përdorimit të teknologjisë së informacionit në fushën financiare ka njohur vetëm rritje. Të rinjtë dhe të apasionuarit pas teknologjisë janë grupet më aktive që përdorim blerjet në internet dhe ndihen komfort me pagesat apo transfertat online.

Krahasuar me vendet e Evropes perëndimore ku 2 në 3 pagesa të individëve apo familjeve kryhen online, Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë drejt masivizimit dhe automatizimit të shërbimeve financiare.

KOMENTE