English

Tension në Irak, kërkohet arrestimi i ish-presidentit

Irak, 20 dhjetor 2011, NOA - Qeveria e udhëhequr nga sekti shiite në Irak ka lëshuar një urdhër arresti për nënpresidentin e sektit sunni, Tariq al-Hashemi, një lëvizje kjo që shihet si provë e shtimit të krizës politike pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga ai vend.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendëshme irakiane tha se zoti Hashemi akuzohet për terrorizëm. Akuzat janë bazuar në ato që u përshkruan si dëshmi nga tre prej rojeve të tij të cilët thanë se kishin vënë bomba që kishin si objektiv zyrtarë të qeverisë dhe sigurisë.

Një ndihmës i zëvendës presidentit i hodhi poshtë akuzat për terrorizëm por pranoi se tre individët punojnë për zotin Hashemi i cili ndodhet për vizitë pune në rajonin e Kurdistanit verior të Irakut.

NOA/VOA

KOMENTE