English

Trazirat në veri, arrestohet serbi Zvonko Veselinoviç

Mitrovicë, 20 dhjetor 2011, NOA- I dyshuari si një ndër autorët kryesor të trazirave në veri të Kosovës serbi Zonko Veselinoviç është vënë në prangat e policisë së bashku me vëllanë e tij.

Ky lajm është publikuar nga mediat serbe ku theksohet se Zonko Veselinoviç është kapur pasditen e sotme në zonën e Kopaonikut, me dyshimin se ishte angazhuar në aktivitete kriminale në territorin verior të Kosovës. Ndonëse zyrtarisht nuk dihet ende, Veselinoviç dyshohet të jetë edhe autori i vrasjes së korrikut, në krye të detyrës të policit Enver Zymberi. Pas ndalimit, ai u dërgua në ambientet e paraburgimit ku pritet të përballet me akuzat ndaj tij, pasi është i dyshuari kryesor i akteve kriminale në veri.

a.y/NOA

KOMENTE