Lezhë, 21 dhjetor 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak çaste më parë në segmentin rrugor Lezhë-Laç.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, një fugon ka përplasur furishëm një 70 vjeçare e identifikuar si Vila Ndoj duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Lidhur me këtë rast efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje dhe shoqëruan në polici drejtuesit e fugonit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
a.y/NOA