English

Albtelecom dhe Eagle Mobile mbështetje me bursa për fëmijët jetimë

Tiranë, 21 dhjetor 2011, NOA- ALBtelecom dhe Eagle Mobile rikonfirmojnë mbështetjen e tyre ndaj shtresave në nevojë, përmes bursave të veçanta për fëmijët jetimë, projekt ky i nisur prej më shumë se dy vitesh. Me rastin e festave të fundvitit, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Orhan Coskun priti në zyrën e tij në ambientet e reja të kompanisë, 20 nxënës dhe studentë, të cilët përfitojnë bursë nga të dy kompanitë në kuadër të projekteve sociale në mbështetje të arsimit. Prej dy vitesh të dy kompanitë mbështesin me burse 20 studentët, të shkollave dhe universiteteve më të mira në vend.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Orhan Coskun, u shpreh i kënaqur për suksesin e arritur nga nxënësit dhe ritheksoi se dy kompanitë do të vazhdojnë të mbështesin arsimin shqiptar dhe veçanërisht shtresat në nevojë, përmes projekteve të veçanta. Ai tha se takime të tilla me studentët gjatë gjithë vitit dhe aq më tepër në një sezon festash, dëshmojnë rëndësinë që ne i japim arsimit.

Dr. Coskun tha se ALBtelecom dhe Eagle Mobile janë krenarë, për sukseset e secilit prej studentëve të mbështetur me bursë. “Deri më tani kemi investuar më shumë se 150 milionë Euro në modernizimin e teknologjisë së të dy kompanive me qëllim ofrimin e shërbimeve bashkëkohore dhe lehtësimin e komunikimit të gjithë shqiptarëve, por investimi më i rëndësishëm dhe më me vlerë për ne është mbështetja e studentëve me bursa përmes projekteve sociale. Jam i bindur se secili prej jush, pavarësisht degës në të cilën do të diplomoheni, do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, duke i shërbyer atij më së miri”, u shpreh ai. Z. Coskun u interesua një për një për të gjithë studentët, duke i pyetur ata për ecurinë në mësime dhe problemet e mundshme.

Në bisedën me studentët, z. Coskun vlerësoi rëndësinë që kanë rezultat në të ardhmen e gjithsecilit. Në përfundim, ai i uroi studentët për festat e fundvitit, për një vit të ri më të begatë sëbashku më familjet e tyre. Gjithashtu në emër të ALBtelecom dhe Eagle Mobile, z. Coskun dorëzoi nga një dhuratë për secilin student.

Nga ana e tyre studentët falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm të ALBtelecom dhe Eagle Mobile për mbështetjen e vazhdueshme nga të dy kompanitë si dhe u shprehën të kënaqur për pritjen në zyrën e tij.

Sakaq Dr. Coskun uroi fëmijët jetimë për Festat e Fundvitit.

ALBtelecom dhe Eagle Mobile në kuadër të projekteve të Përgjegjësisë Sociale, ia kanë kushtuar vitin 2011 arsimit. Nën moton “Dorë për Dorë me Arsimin” që nga fillimi i vitit të dy kompanitë kanë organizuar dhe mbështetur një sërë aktivitesh arsimore.

a.y/NOA

KOMENTE