Moskë, 21 Dhjetor 2011, NOA - Pas Anelka, i cili ka përfunduar në Kinë, dy lojtarë të tjerë janë gati për tu larguar nga ekipi i Chelsea që në merkaton e janarit.
Bëhet fjalë pikërisht për Florent Malouda dhe Salomon Kalou, të dy në shënjestër të Anzhi.
Rusët, siç raportohet për agjencinë e lajmeve NOA.al, janë të gatshëm ti ofrojnë lojtarëve paga tepër të larta: 11 milionë euro në sezon për francezin dhe 7,5 milionë për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.
Andre Villas Boas është shprehur në favor t shitjeve të tyre: tekniku portugez është në kërkim të fondeve për ti investuar në merkato dhe për të ulur moshën mesatare të ekipit.
r.b/NOA