English

Arrestohet vajza mostër

Sarajevë, 21 dhjetor 2011, NOA- Policia serbo-boshnjake arrestoi 36 vjeçaren Monika Simonovic Ilic, e cilësuar nga të burgosurit mysliman si “vajza mostër”.

Sipas dëshmive me disa grepa vajza u nxirrte sytë të burgosurve duke u shkaktuar tortura të paimagjinueshme.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, gruaja u arrestua në Prijedor të Bosnjes e akuzuar për krime lufte kundër civilëve, në kampin e përqendrimit Luka di Brcko.

Mësohet se Monika ishte 16 vjeç në fillimin e luftës në Bosnje, e cila zgjati nga vitet 1992-1995.

a.y/NOA

KOMENTE