English

Bushati e Lesi takim për të bashkuar demokristianët

Tiranë, 21 dhjetor 2011, NOA- Ditën e sotme kryetari i Aleancës Demokristiane Zef Bushati u takua me kryetarin e Partisë Lëvizja Demokristiane Nikollë Lesi.

Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, biseda midis dy kryetarëve Demokristian u zhvillua në një frymë bashkëpunimi për të gjetur sa më shpejt edhe më mirë modalitetet për unifikimin dhe bashkimin e të gjithë demokristianëve në një subjekt të vetëm.

Në këtë takim Bushati theksoi se është i rëndësishëm bashkimi pavarësisht se cili do drejtojë demokristianët.

Nga ana e tij Lesi vlerësoi bashkimin e të gjithë demokristianeve në një subjekt politik të përbashkët.

Sipas tij dy partitë e kanë shumë të lehtë përafrimin për shkak të spektrit politik të përbashkët.

Në përfundim u konkludua që të vijojnë takimet për bashkimin real të demoksristianëve.

a.y/NOA

KOMENTE