Brazil, 21 dhjetor 2011, NOA- Ka lindur me dy koka, por është absolutisht i shëndetshëm. Foshnja ka lindur mbrëmjen e së hënës në Anajas në shtetin brazilian Para, dhe peshon 4 kile e gjysmë. Një surprizë e vërtetë për nënën e tij, një grua 25 vjeçare që jeton në një zonë rurale të vendit dhe nuk kishte kishte bërë kurrë një eko gjatë nëntë muajve të shtatzënisë, vetëm disa minuta para lindjes mjekët njoftuan anomalinë. Për këtë shkak mjekët thanë se nuk ishte e mundur që të bëhej një lindje natyrore, e cila do të ishte e rrezikshme për nënën dhe fëmijën.
I vogli, siç raporton drejtori i spitalit, Claudionor Assis de Vasconcelos, është i shëndetshëm, dhe pavarësisht dy kokave ka një zemër të vetme dhe kështu për të gjitha organet e tjera. Nëna, e cila ka tre fëmijë të tjerë, nuk demonstroi tregoi asnjë zhgënjim, por vetëm dëshirën për t'u kthyer në shtëpi me të sapolindurin.
Ky është rasti i dytë i një lindje të tillë që është regjistruar në Brazil: një 27 vjeçare lindi një fëmijë me dy koka, por që nuk mbijetoi më shumë se disa orë për shkak të mungesës së oksigjenit.
a.e./NOA