English

Fevziu: Pse nuk e ftova Presidentin Topi në promovimin e “Enver Hoxhës”

Tiranë, 21 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Presidenti i Republikës Bamir Topi nuk ka pasur një ftesë për të marrë pjesë në promovimin zyrtar të librit “Enver Hoxha”, që u zhvillua ditën e hënë në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative.

“Nuk kam dashur që presidenti Topi të jetë. Nuk kam pasur ndonjë simpati të madhe kurrë, ndonjë simpati për aftësitë e tij politike s’kam pasur kurrë. Është një nga ata njerëz që thonë gjera të përgjithshme”, - ishte opinioni i gazetarit Blendi Fevziu për Bamir Topin, në një intervistë për emisionin Tonight të gazetares Ilva Tare në Tv Ora New.

Në këtë intervistë Fevziu flet edhe për ish-diktatorin komunist dhe thotë se nëse Enver Hoxha do kishte qenë sot, “do ishte një deputet i lezeçëm në parlamentin shqiptar”, duke shtuar: “Do të fliste pa radhë nga Jozefina dhe do të thoshte ndonjë barcaletë në studio televizive.

Më poshtë ndiqni të zbardhur intervistën që z.Fevziu i dha gazetares Tare:

E keni bere me dashje provokimin?

Nuk e kisha menduar keshtu, do kishte qene ide e mire. Do kishte qene marketing i mire. Ishte rastesi

Krejtesisht e nisur nga disa imazhe filmike. I kam ezauruar te gjitha format e shprehjes per Enver Hoxhen.

Kam pasur disa emisione te tij. Kishte munguar pjesa roze. Pjesa qe nuk ishte pare kurre. Tentativa per te shkruar nje skenar. Blloku ka qene nje strukture e mbyllur dhe sot 20 vjet nuk ka asgje atje.

Si e keni mesuar vdekjen e Enver Hoxhes?

Ate dite nuk gjeja çelësat, kur i gjeta çelësat ishte ora 8 pa 5. Dhe kur mberrita kisha menduar dhe genjeshtren qe mësuesi te me pranonte. Kur me priten ne gjimnazin Partizani kishte nje qetesi te çuditshme dhe nje moment pashe nje mësuese shume te mbushur tek 90kg e cila beri nje vrap balerine. Nga dritarja e

klases vitet e 3-4 po ktheheshin me uniforma ushtarake dhe ishte ky moment qe po diskutoja me nje shoqe te klases me pune shkembimi dollari ( te arratisurit 20 lek, jo të arratisur 70 lek ) mesuesi hyri e tha çfarë ka ndodhur. Shoku Enver eshte ne gjendje te rende dhe po ndron jete. Vija nga nje lagje qe e kishte kundershtuar Enverin, dilnin nga nje klase e mesme qe kishin qene punonjes te mbreterise, te cilet e kishin kundershtuar per punen e prones dhe e urrenin komunizmin. Shoket e klases fillonin te flisnin

Çfarë ndjete?

Kenaqesi te jashtezakonshme, familja ime ishte nje nga me te pasura dhe rëndësishme. Sidomos nga familja e nenes, shumica e paraardhësve te saj kishin qene protagonistë. Pas vitit 1924 ishin shndërruar ne kundërshtarë te Zogut. Ata u konsideruar njerez qe iu konfiskuan pronat. Kishin nje urrejtje qe shprehej me pirjen e cajit dhe vazhdimisht me flisnin per Enverin me nje lloj mllefi dhe përçmimi dhe paralel kujdesi i madh i prindërve te mi qe me kujdesnin qe most e thoja fjalet qe thoshin gjyshet e mia.

E keni takuar ndonjëherë?

E kam pare per te pare ne klasen e 7 kur na çuan per parakalimin e nje majit. Mbaj mend qe ishim grupi i fundit, duhet te kete qene 81 82 dhe grupi pionierëve hynte me bluze te bardha, lule letre. E mbaj mend momentin qe do shkonim, pasi kishim 7 ore qe prisnim. Qe nje moment qe shtrënguam rradhet nga tensioni, e pash ne tribune. Ma kujtoi Lorenc Vangjeli, ishte parade e 40 vjetorit ne 29 nentor 1944 Enver Hoxha nuk qendroi deri ne fund, ne pame imazhin e tij qe po largohej.

Kishe menduar qe mund te shkruaje nje liber per Enver Hoxhen?

Jo nuk mund ta kisha menduar.

Sa ka ndikuar prejardhja familjare e juaja me raportin qe keni mbajtur ne liber apo keni qene më i njëanshëm.

Raportin tim personal une e kam mbyllur ne 20 shkurt 1991, e mbaj mend kete ndjesi. Nga godina ku degjova krismat vrapova poshte ne lice ne momentin kur u rezua statuja. Raporti professional eshte i ndryshem. Ju mund te keni bindjet e caktuara, mund te keni nje politikan apo personazh apo nje karakter me te pelqyeshem. Nuk besoj qe tek Enver Hoxha nuk eshte kjo. Shume nga veprat e tij ishin qesharake, nxorra shenimet kontestuese te cilet pas vitit 1990 vura re qe jane kujtime banale, naïve dhe jorealiste dhe kjo me beri te ndihem me keq dh eta ridemensionoj vetveten dhe eshte i gjykyeshem.

Mendoni se ne kete liber keni bere hakmarrje ndaj Enverit?

Nuk besoj, nuk mbetet me pasioni qe dominon. Kam tentuar ta shoh Enverin ne rolin e liderit. Per sa I

perket pasionit, raporti im me rinin dhe gjithckambetur me shume e kam shprehur me romanin lindje

vullkani. Brenda adoleshentit dhe femijet mbetet nje sens percmimi. Nga vitet e komunizmit nuk mbaja mend asnje nga anëtarët e Byrosë Politike. Ndersa rrinim nje dite te ftohte tek bordurat e Dajtit, nje nga ata djemte tha qe une jam gati te jap 500 lek kush ja heq kasketen atij xhajes. Pasi bem 20 metra, tha mos merr tha se eshte Hekuran Isai Minister i Brendshem.

Pse u more me jeten e Enver Hoxhes?

Eshte figure qe te integron, eshte gjysma e historisë se shtetit shqiptare kur befas zbulon nje rruge qe te con ne gjysem te labirinthit. kjo ndodh gjithmonë, ne vitin 2008 e kemi shoqeruar me nje sondazh gjigand. Ideja ishte a duhet pare pozitivisht apo negativisht ai u pa 93 % negativisht dhe 7 % pozitivisht. Enver Hoxha ende ka shume bashkëkohes gjalle, ju mund te shihni kuriozitetin qe ngjall Stalini.

Si i gjetet dokumentet?

Kane pasur akses historianet?

Kane pasur akses, jane botuar ne nje liber qe titullohet politika nderkomtare te Enver Hoxhes dhe kane kaluar pa vemendje.

A mendoni se mund te behet liber pa u hapur dosjet?

Dosjet e bashkepunimit nuk kane lidhje me Enverin, biografia updatohet sepse me kete llogjike kjo nuk duhet te vlente, biografia e pare me hitlerin u botua ne 1938, e dyta ne 1943 ne mesin e luftes.

Ne faqet e para keni ven nje liste te gjate falenderimesh. perse?

Ai qe ben nje dokumentar ka nevoje per rikonfirmim. Doja te vertetoja sa pasaktesi ose saktesi kisha ne versionin e bardhe. 186 faqja ne pc ishte libri, 192 faqe ishin verejtjet. dhe pata rishikime nga me thelbesoret. Çdo dite vazhdoje te gjeje dokumente te tjera, duhej te gjeje linjen. dhe autori nderton linjen me interesante, linja e pushtetit eshte linja me klasike. Por natyrisht ka shikime te nivelit ekonomik.

Pse e quajtet biografi?

Eshte nje biografi e Enver Hoxhes.

Secili kendveshtrim varet nga autori. Ndodh nga komunizmi qe ndertohej ne nje format. Biografitë, monografitë ndertohen mbi bazen e nje kendveshtrimi qe ti ke. Ka biografi qe te lidh raportet me nje vend. Kjo eshte biografi qe e merr qe nga lindja e tij dhe fillon te marr pesh ne 45 dhe mbyllet ne 85.

Ardhja ne Partinë Komuniste, konsolodimi dhe heqja qafe e te afermve te tij, pra lufta per pushtet eshte kendveshtrimi im.

A ishte nje zgjidhje komerciale?

Fare, nuk ka te bejë fare.

Per sa kohe e keni shkruar librin?

Per 2 vjet kam bere kerkime. Dhe per ta shkruar rreth tre muaj dhe ripunimi 2 muaj.

Kishit emocione?

Jo nuk e kisha menduar fare dhe bera nje skenar. duhet te hidhja poshte 3 /4 te librit. Atehere qe mos ti hedh poshte gjithe kete pune po e plotesoj dhe po bej nje liber gjithnje me iden qe do shpërndahet kur do jepet dokumentari. Kur e mbarova as vetë nuk e dija tamem çfarë kisha shkrujtur. Jua shpërndava disa miqve dhe kryesisht ja dhashë ismail Kadareve, Surroit, Bushatit. Ia dhashë disa njerezve te afert te Enver Hoxhes dhe befas mora disa reagime te para. Pastaj gjeta te gjitha shenimet e Enver Hoxhes. Gjeta

detaje interesante. I perpunova.

E njohe me mire?

Eshte nje shikim ndryshe, befas shikon nje lider qe mbas leximit te librit ishte nje ndjenje me e gezuar Më pare. Pas shkruajtjes pata nje tundim per te njohur nje talent demoniac te spikatur politik. Nese e njihja si njeri qe e urreja megjithe shpirt. ngjela e shikon me percmim, sin je injorant. Mua me duket si një talent. Pse them talent i jashtezakonshem, ai dominoi mes atij rrethi te tij, ai jetonte ne mes kriminelesh. Nje klase e madhe intelektuale do ishte eliminuar. Ai jetonte ne nje ambjent kriminelesh dhe nuk mund te

thuash qe ishte me i keq se ata. Insistoj qe Enveri nuk ishte nje monster qe polli vetveten. Ai ishte nje njeri qe ishte pjelle e kohes. Ky ishte me prane stalinit. Po ama ishte pjelle e kohes. Nëse Enver Hoxha do kishte qënë sot, do ishte një deputet i lezeçëm në parlamentin shqiptar, do fliste pa rradhe nga Jozefina dhe do thoshte ndonjë barcalet në studio televizive. dhe shume nga politikanet e sotem nese do ishte po aq i keq sa Enveri 50 vjet me pare.

Çfarë pyetjeje do t’i bëje Enverit?

Pse u perjashtua Kastriot Islami?

Zoti Fevziu ju jeni nje nga emrat me influent ne gazetarine e sotme. Si u bête gazetar?

Nuk kisha plane per te bere gazetar, ne nuk kishim nje model ne gazetari. Nuk ishin njerez qe lexonin gazeta, lexonin faqen letrare. Shkrimtari ose letersia ishte endrra ime. Ne vitin e dyte ishte gazeta Studenti. E drejtonte Arben Muka. Aty na ftoi qe te shkruanim disa përgjigje per disa tregime. Tregimeve te mia I kthente përgjigje Mero Baze. Me Ben Blushin po mendonim çfarë te benim ndryshe nga te tjerat. Dhe menduam te benim intervista me shkrimtar. E nisem me Nasi Leren dhe per 1 vit e gjysem

kemi intervestuar shume shkrimtar. Kishim menduar me qindra pyetje per te arritur ne 7 pyetje. Kjo beri nje buje te madhe. Ne vitin 91 na ftuan te merrnim pjese ne gazeten Rilindja. E mbaj mend diten qe ka ndodhur egzaktesisht. Kur nje dite përballë hotel Dajtit. Dritan Kaba tha hajde se te kerkon Frrok Çupi. ishte nje zyre boshe kur Frroku korrigjonte ne kembe. Bemë nje reportazh qe u lexuan ne mbi 100 000 kopje, ndoshta gjysma e Shqipërisë e lexoi ate gazetë. Ne nuk ishim njerez qe kishim model ne

gazetari, ne ishim shume opozitar. Nese do kishim pasur modelin apo shkollimn. Ne arritem te krijonim nje model.

Si ndodhi qe u bëtë pjese e Aleancës Demokratike?

Njoh te gjitha kulisat dhe prapaskenat. Isha iafert me Preç Zogaj, ishin kunder Berishës. Një pjese e ketyre njerëzve, Pashko, Ceka, Imami vendosen te krijojne nje çarje

pers nje dokumenti, memorandum per te kontestuar politiken zyrtare. Ata krijuan nje parti, Aleanca Demokratike.

Ndanit te njejtin mendim qe Berisha ishte autoritar?

Po po pa dyshim. Mungonte koncepti mbi politiken ne ate kohe, Berisha ishte i vetmi qe kishte nje project te mirëfillte politik. Te tjeret ishin pak intelektualë dhe tekanjozë. Kur hyn ne politikë s’ke perse i rikthehesh me.

Ndalemi tek marrëdhënia me Berishën, kur u rregullua marrëdhënia me te?

S’ka nje moment te caktuar. Ai ka ruajtur nje raport shume korrekt. Ka ardhur ne 1998 ne nje shfaqje publike. Tani raportet nuk shihen dot individuale dhe në kontekste. Mbaj mend raportet e Klanit me Berishen ishin te tensionuara. Pimë nje kafe ne Rogner dhe ai nuk tha kurre qe ju me keni sulmuar. Pas debatit me Nanon ne 2002, kur kam shkuar ta drejtoj debatin Nano Berisha. Nano me tha qe vij ne studio. Berisha me priti vetem per here te pare dhe me tha po do vi ne debat. Bisedat me Berishen jane biseda

te politikes se jashtme dhe rajonale.

Ne vitin 2000 Rama ju vendosi ne listen e këshilltarëve bashkiakë.

Ai me tha qe do behej fjale per nje liste jo politike. Une e kam pasur pasion te madh per Tiranen. Por me pas kur lista u miksua nuk kishte me sens. Nuk e kam refuzuar Ramën.

Ju intrigon politika?

Gazetaret jane qenie politike. Shume prej gazetarëve te mire angazhohen me shume se presidenti. E kuptojne politiken shume here me mire se presidenti. Per te qene nje politikan I mire kryesorja eshte te marresh vendime. Kam frik se s’do isha politikan i mire.

Cilat jane raportet tuaja me Edi Ramen.

Zoti Rama ka pasur nje ftese me shkrim. Nuk kam insistuar me shume. Dhe u kam thene qe nese vjen eshte i mirëpritur. Kam pasur nje sms nga zoti Rama per librin tim. S’jam dakort por e kuptoj zotin Rama, e ka pak te veshtire perballjen me njerez qe e kundershtojne. Ai ka shume frikë ose siklet kur Berisha i del përballë.

Ne emisionin “Opinion” ai mungon prej 4 vjetesh.

Ky eshte nje raport qe lidhet me kushtëzimin qe zoti Berisha ka pasur me Top Channel. Ka pasur disa negociata, une e kam studion e hapur per këdo qe do vije.

Ndërsa Presidenti Topi s’ka pasur një ftesë në promovimin e librit. Nuk kam dashur që presidenti Topi të jetë. Nuk kam pasur ndonjë simpati të madhe, kurrë s’kam pasur ndonjë simpati për aftësitë e tij politike. Është një nga ata njerëz që thonë gjera të përgjithshme.

A do ta aprovonit kandidaturën e Nanos?

Absolutisht po.

KOMENTE