English

Grabitet një bankë në Tiranë

Tiranë, 21 dhjetor 2011, NOA – Dy persona kanë grabitur disa minuta më parë një bankë në Tiranë. Mësohet se dy persona me maska, kanë hyrë në një bankë ku dyshohet se kanë marrë një shumë parash nën kërcënimin e armëve.

Nuk dihet shuma që është marrë nga dy personat. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Agjentët po përpiqen të mbledhin të dhëna mbi ngjarjen duke pyetur personelin e bankës dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur kush janë autorët.

a.k/NOA

KOMENTE