Tiranë, 21 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Shtypi i përditshëm shqiptar i ka kushtuar rëndësi në kuadrin e aktualitetit ditor, intervistës që z.Arben Malaj, anëtar i Kryesisë dhe deputet i Partisë Socialiste, i dha një ditë më parë Agjencisë Kombëtare të Lajmeve NOA.
Në intervistën për redaktoren e NOA, Irma Toptani, z.Malaj ndalet gjatë në zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Ai kritikon qeverinë e z.Berisha për mënyrën si po e trajton situatën ekonomike dhe përballjen me krizën globale ekonomike.
Po ashtu z.Malaj kritikon lidershipin e Partisë Socialiste, sidomos sa i përket përjashtimit të z.Kastriot Islami.
Gazeta si Gazeta Shqiptare, Mapo, Koha Jonë, Shqiptarja.com, Lajmi, Tirana Observer, etj., si dhe radio të ndryshme e televizione kanë publikuar intervistën duke u përqendruar kryesisht tek deklaratat politike të z.Malaj.
Më poshtë kund të ndiqni intervistën e plotë të z.Malaj:
Intervista NOA - Malaj: Ndëshkimi me statut po i kthen deputetët e PS në kartona solidarë