Torino, 21 Dhjetor 2011, NOA - Në vitin 2010 kishte refuzuar transferimin, por tani Marco Borriello me sa duket ka ndryshuar tërësisht ide.
Sulmuesi, faktikisht mund të përfundojë në Torino që në merkaton e janarit dhe kjo me synim që të pasurojë repartin e sulmit në skuadrën e bardhë e zinjve.
Juventus kërkon një formë huazimi me të drejtë blerje, por Roma duhet thënë se ka caktuar çmimin: 12 milionë euro.
Në krahun tjetër konfirmohet interesi për Martin Caceres, raporton agjencia e lajmeve NOA.al, ku edhe por të kërkohet formula e huazimit me të drejtë blerje.
r.b/NOA