English

Kafshët në një këndvështrim tepër artistik

Londër, 21 Dhjetor 2011, NOA - Janë të gjithë kafshë që jetojnë në kontinentin tonë.

Pjesëmarrësit e konkursit GDT “European Wildlife Photographer of the year”, ka dhuruar disa foto që i sjellin këto kafshë në një këndvështrim tepër artistik, me drita të ndryshme dhe të jashtëzakonshme.

Edhe këtë vit juria ka seleksionuar mes 14 mijë fotografive që vinin nga 39 vende evropiane, duke shfaqur natyrën ashtu siç asnjëherë nuk e kemi parë.

Këtë vit, fituesi absolut i çmimit ishte padyshim Oldrich Mikulica, në një fotografi ku paraqitej një këlysh që në sqepin e tij mban një vezë.

Fotografia është vlerësuar me 2000 sterlina (rreth 2400 euro), raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Fotoja e titulluar “Humbje dhe përfitim”, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e jurisë.

r.b/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi01:41 - 21 Dhjetor 2011
    TE KUIDSESHEM SI ZOGU, ME VEZEN NE SQEP. Me beri pershtypje si e qysh,ne sqep mbahet nje veze,po keshtu fotoja. Dalin disa pyetje: 1-Pse u vleresua aq kjo foto? 2-Si spjegohet qe veza e mbajtur ne sqep nuk thyhet me gjithe levizjet qe ben ky shpend? 3-Sa kohe e mban vezen ne sqep ky zog? 4-Perse e mban ate veze ne sqep? Pyetja e pare eshte vleresimi artistik i fotos i cili ka dhe nje permbajtje qe na vlen vecan ne shqipove,qe nga njerzit e thjeshte deri ne Parlament.Vleresimi artistik te con ne delikatesa,finesa e mbajtjes se vezes.Kjo sepse duhet mbajtur me ate menyre qe ajo mos thyhet,duke ditur brishtesine e saj.Sigurisht zogu c'do veprim te tij e kryen me instiktet,aspak me logjike,ndaj eshte dhe quhet kafshe.Instikti ketu eshte ai i mbrojtjes te zogut te vogel qe po zhvillohet brenda vezes.Ky instikt krijohet me reflekset e kushtezuara per shume kohe te cilat trashegohen tek pasardhesit permes ADN-se te zogut meme.Ta leme ketu shpjegimin biologjik se ai eshte edhe me i thelle dhe pak intres ka per lexuesin. Vlere ka spjegimi etik,artistik,si foto, cili eshte ky spjegim sipas meje? pikerisht ketu dua te ndalem ne nje mekat qe kemi ne shqipot kur e thyejme,e ofendojme, tjetrin ne dialog sepse ose nuk e pyesim me takt me fjale te kuideseshme,ose kur pergjigjemi ofendojme njeri tjetrin.Pra e thyejme,analoge sikur zogu te thyente vezen qe ka ne sqep.Ajo qe dua te theksoj per ne shqipot e kudondodhur eshte fakti se ne thyhemi lehte njeri me tjetrin me keq se veza.Ndersa kujdesi qe midis nesh te mos thyhemi kaq lehte duhet te jete analoge me zogun meme qe mban ate veze ne sqep me aq "mjeshteri" instiktive.Tek njeriu edhe ai qe thyhet lehte duhet ta frenoje kete mekat,edhe ai qe e ofendon tjetrin per ta thyer, po keshtu duhet te kete kujdes fjalet kur i nxjer nga goja.Kjo eshte vlera etike e fotos qe paguhet aq shtrenjt. Pyetjet 2,3,4,duke qene biologjike po i le me kaq pa i zhvilluar. Si konkluzion tani ne demokraci duke qendruar prane njeri tjetrit edhe pse kemi mendime te ndryshme,duhet te jemi shume te kuideseshem si zogu me vezen ne sqep,qe edhe kur ofendohemi dhe kur ofendojme qe keto dy mekate mos i ushqejme me keq, deri sa te thyejme njeri tjetrin apo derisa te plagosim mos them qe vritemi edhe pse gervishtim makinen e dikujt ne nje parkim.Apo atje ne Parlament kur grushtohemi si te jemi ne ringun e boksit.