English

Kur qajnë burra e gra dhe... burrat e shtetit (FOTO & VIDEO)

Miliona njerëz kanë vërshuar që të shfaqin respektin për “Liderin e Dashur” Kim Xhong Ilin, për të cilin u bë e ditur se vdiq në moshën 69 vjeçare këtë të hënë. Pohimi u bë sot nga media shtetërore e Koresë Veriore.

Agjencia zyrtare e lajmeve tha se të paktën pesë milionë njerëz kanë vizituar statujat dhe portretet rreth kryeqytetit Phenian për të nderuar liderin e ndjerë- më shumë se një e pesta e popullsisë. Njerëzit me pallto dimri janë parë duke dënesur në parkun e mbuluar me borë, dhe duke vënë lule për liderin e ndjerë.

Sikundër shikoni në këto foto, dhe videon më poshtë, qajnë me klithma histerike, jo vetëm burra e gra të zakonshëm por edhe burrat e shtetit, drejtuesit më të lartë të Koresë së Veriut.

342
KOMENTE