English

Nuk është mirë të jesh mbret

Nëse je monarkist i vërtetë, duhet të ndjesh për Shqipërinë. Me një figurë në krye të shtëpisë së Zogut, mund të ketë shpresë në horizont. Por, rrallë, për të mos thënë kurrë, ndonjë komb evropian ka pasur kaq fat të keq me sundimtarët mbretërorë...

Nga Thomas Vinciguerra

...Princi i parë i këtij shteti ishte Uilliam Uidi i Gjermanisë. I instaluar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1914, mbretëria e tij zgjati pak para se të ikte në prag të shpërthimit të Luftës së parë Botërore.

Mbreti i vetshpallur i Shqiptarëve(jo i Shqipërisë), Zogu i Parë, erdhi në pushtet në vitin 1929, për t'u rrëzuar më 1939 nga Musolini.

Kur, Zogu vdiq më 1961, djali i tij Leka, lindur dy ditë pas invazionit tialian, pretendoi fronin. Por, ai kurrë nuk u ngjit në fron, meqë regjimi komunist i Shqipërisë kishte shuar ligjërisht mbretërinë në vitin 1946.

Kur Leka ndërroi jetë më 30 nëntor të këtij viti, mbreti vetëm në emër për 50 vjet, disa u kutjuan të merrnin shënime.

Në shumë aspekte, ky është një rrëfim i vjetër.

Shekulli i XX nuk ishte i mirë për monarkët; ata që mbijetuan Luftën e Parë Botërore e gjetën vetën të rrëzuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Faruku i Parë i Egjiptit kishte parashikuar se së shpejti do të mbeteshin vetëm pesë mbretër - mbreti i Anglisë dhe katër mbretërit e kartave të pokerit.

Megjithatë, edhe më tej një numër i ish shtëpive mbretërore kanë kërkuar dinjitetin e tyre të venitur. Huan Karlosi i parë e rivendosi fronin spanjoll në vitin 1975.

​​ Oto von Habsburg, biri i perandorit të fundit të Austrisë dhe mbretit të Hungarisë, ishte anëtar i Parlamentit Evropian dhe gëzoi respekt të madh për idenë e tij të pan-evropianizmit.

Car Simoni II i Bullgarisë shërbeu si kryeministër nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Për dallim, shtëpia mbretërore e Shqipërisë ka qenë e trazuar.

Ndërsa ishte në pushtet, Zogu ishte një i tërhequr virtual në kryeqytetin e tij, Tiranë, duke shpenzuar energji disproporcionale në rezistimin ndaj tentim-atentateve, ndërsa luante poker dhe pinte 150 cigare të parfumosura në ditë.

Ai zgjodhi për mbretëreshë të ardhshme, Gjeraldinën, një konteshë gjysmë amerikane, që ishte trokë dhe shiste kartolina në një dyqan dhuratash në Muzeun Kombëtar të Budapestit. Fotografia e saj ia kishte rrëmbyer zemrën Zogut.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Zogu u përpoq që të rimarrë fronin, me ndihmën e forcave besnike të mbështetura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Por, shumë nga ta u vranë apo u zunë peng, duke iu falenderuar shërbimeve të inteligjencës së Bashkimit Sovjetik, që morrën informata nga tradhtari birtanik Kim Filbi.

Zogu madje as që mund të kërkonte azil në SHBA. Ai donte të merrte me vetë shpurën prej 115 vetash në Knollvud, në një rezidencë në Matëntoun të Long Ajlendit.

Por, autoritetet e imigracionit lejonin në kuadër të shpurës vetëm 20 vetë. Kështu që Zogu nuk e pa kurrë Amerikën. Pasi që e shiti rezidencën, vandalët shkatërruan vendin, duke kërkuar për thesarin e shumëfolur.

Për një kohë të gjatë, Leka nuk kaloi më mirë, duke iu falenderuar pjesërisht raporteve të vazhdueshme për tregtinë e tij me armë.

Pak kohë pas martesës në vitin 1975, Spanja i kërkoi atij dhe mbrëterëshës Suzanë që ta lëshojnë vendin, pas raportimit për një depo me armë në shtëpinë e tyre.

Në Gabon aeroplani i tyre ishte rrethuar nga trupat, që pretendonin se Tirana i kishte punësuar për ta zënë; Leka i shpërndau me bazukë.

Më 1993 përfundimisht Leka shkel tokën shqiptare, por vetëm për disa orë, para se autoritetet ta kthenin, duke pretenduar se kishte pasaportë të pavlefshme.

Më 1997 ai u kthye në prag të shpërthimit të trazirave nga skemat piramidale që avulluan shpenzimet jetësore të shumë familjeve dhe pllakosën Sqipërinë në kaos.

“Nuk mund t’ua kthej paratë tuaja”, pati deklaruar ai, “por mund t’ua kthej vendin tuaj".

Megjithatë, referendumi për monarkinë u rrëzua, dhe një gjykatë më vonë e dënoi atë në mungesë me tre vjet burg për shkak të udhëheqjes së kryengritjes së armatosur pas votimit, gjatë së cilës u vra një person.

Ndërsa, vitet iknin, shteti po tregohej më i ngrohtë ndaj tij dhe monarkisë. Akuzat për kryengrijte u zbutën në posedim ilegal të armëve të zjarrit, dhe në vitin 2002, Qeveria e amnistoi Lekën.

Parlamenti miratoi kthimin e tij, madje duke ia kthyer disa nga pronat dhe tokat e tij.

Presidenti Bamir Topi dhe kryeminsitri Sali Berisha morën pjesë në funeralin e tij në këtë vit.

Në ditën e varrimit, më 3 dhjetor u shpall ditë zie kombëtare.

Tash, kurora e Shtëpisë së Zogut ka kaluar te Leka II. E ardhmja mbretërore e 29 vjeçarit të diplomuar në akademinë ushtarake të Sandurstit në Britani, mbetet e pasigurt.

Por, ai ka qenë këshilltar në disa qeveri shqiptare dhe Tirana duket më dorëshlirë ndaj trashëgimisë së tij. Në vitin 2009, Berisha e quajti gjyshin e tij Zogun si njërin “nga figurat më të shquara që ka dhënë kontribut të madh në historinë e kombit shqiptar”.

Prandaj, Leka mund të ketë një rol si simbol i shtetit të tij, si një burim i krenarisë dhe unitetit kombëtar.

Diku, mbreti Faruk pa dyshim se po mendohet mos ka folur shumë herët.

"Wall Street Journal"

KOMENTE
  • Besim Nikolli19:45 - 21 Dhjetor 2011
    fuck them all tigers....