SHBA, 21 dhjetor 2011, NOA - Dhoma e Përfaqësuesve nuk votoi në favor të planit të mbështetur nga presidenti Barak Obama, i cili do të zgjaste edhe për dy muaj shkurtimet e taksave mbi të ardhurat, duke kërkuar një raund të ri bisedimesh. Më votimin e tyre, republikanët e dominuar në Kongres refuzuan qëndrimin e Obamës dhe kërkuan bisedime të menjëhershme me Senatin për planin njëvjeçar. Po që se Kongresi dështon të miratojë ligjin deri në fund të vitit, taksat mbi të ardhurat do të rriten për 160 milionë punëtorë, në muajin janar. Po ashtu, pothuaj 2 milionë njerëz mund të humbin përfitimet e papunësisë në janar. Mosmiratimi i planit në Dhomën e Përfaqësuesve shkaktoi reagimin e presidentit Obama. Ai i kritikoi republikanët po përpiqen të sigurojnë koncesione politike nga demokratët lidhur me ato që presidenti i cilësoi çështje që nuk kanë lidhje me planin e Senatit.
NOA/RFE