Tiranë, 21 Dhjetor 2011 NOA/ Rid Bulku – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 21 dhjetor 2011.
E përditshmja Panorama hapet me titullin: Votat pro dhe kundër, përjashtohet Islami, debatet në Grupin e PS.
Tituj të tjerë:
Islami: Edhe nxënësit mbetës nuk e besojnë se u përjashtova për shkelje të disiplinës
Top Channel feston 10 vjetorin në mbrëmje gala, të pranishëm dhe Topi e Rama
Gazeta Shekulli hapet me titull kryesor: PS çregjistron Kastriot Islamin, flet Servet Pëllumbi: Nuk është ndonjë hata e madhe;
Tituj të tjerë në këtë të përditshme:
Rrjeti aziatik i basteve ka një qendër edhe në Shqipëri;
Ish-deputeti Sali Rexhepi: Si më përjashtoi Islami nga PS më 1996;
Gazeta Shqiptarja.com, hapet me titullin kryesor “Ja debati sekret në PS duke përdorur dhe një citat nga Kastriot Islami: Rama më çregjistroi, një dënim stalinist. Kryeartikulli ka si okelio: “Kreu i PS: Kujdes me mediat ndryshe mbeteni jashtë listës së deputetëve të PS”.
Gazeta Mapo hapet me titullin kryesor: Përjashtimi nga PS, debatet mes Ramës, Islamit e Ruçit në mbledhjen e Grupit;
Tituj të tjerë:
Basha: Lejet e ndërtimit, moratorium derisa të mbarojë plani urbanistik;
Buxheti 2012 ul rrogat në bashki dhe komuna, si shpërndahen fondet;
Vret gruan dhe vetëdorëzohet në polici: s'mbaj mend, isha i dehur;
Uji, rritet me 12 lekë për m3 çmimi për kryeqytetasit;
E përditshmja Tema hapet me ish-Presidentin, Intervista/Alfred Moisiu: Sulmet ndaj kreut të shtetit tregojnë tendenca tribale.
Intervista është një këndvështrim për politikën, ngjarjet dhe aktorët politikë dhe pasardhësin e tij. Ish-presidenti Alfred Moisiu flet për gazetën Tema, duke ndarë qëndrimin e tij për marrëveshjen e fundit politike mes dy krahëve të politikës, sa premtuese ashtë ajo si dhe për garën e hapur herët për zëvendësimin e Presidentit aktual Bamir Topi.
Tituj të tjerë:
Kastriot Islami ç’regjistrohet nga PS. Balla: Shkeli me vetëdije statusin
Tanja Fajon: Luftoni abuzuesit me vizat ose rrezikoni lëvizjen e lirë
Ambasadorja gjermane: Bilanci i qeverisë në luftën ndaj korrupsionit nuk është inkurajues
E përditshmja Koha Jonë hapet me titull kryesor Hakmarrja – Njollë e zezë për PS-në,
Rama përjashton Islamin. Kjo e përditshme shkruan se me një vendim tipik komunist, Edi Rama çregjistroi nga grupi Parlamentar, ish-kryetarin e Kuvendit të parë pluralist, Kastriot Islami. Votojnë kundër Malaj, Bello, Doshi, Gashi. Abstenojnë Ruka dhe Majko, nuk marrin pjesë Harasani dhe Blushi. Reagojnë për "Koha Jonë", socialistët Gashi, Malaj e Harasani, demokratja Doda dhe Tavo nga LSI;
Tituj të tjerë:
Grupi socialist spastron radhët: Tani e kemi partinë më të fortë;
Tiranë, akord me 6 komuna, plani rregullues përtej vijave të verdha;
BE ndan fondet, flet Fyle: Financim reformave në Shqipëri;
Gazeta Rilindja Demokratike hapet me titullin: Islami, dënim në emër të popullit. Kjo gazetë vlerëson se “pinjolli i diktaturës rikthen përjashtimet dhe gjyqet politike në Partinë Socialiste”. Kurse vlerëson se “Edi Rama ka finalizuar dje eliminimin e "armikut të brendshëm" të Partisë Socialiste, Kastriot Islami”.
Tituj të tjerë:
Ndërtimi për tramin do të nisë në 2012 - Linja do të përshkojë distancën nga Lapraka deri në sheshin "Nënë Tereza". 70 milion USD buxheti për Tiranën;
Holtkepmer: 2011, vit pozitiv në rrugën drejt integrimit;
Zëri i Popullit, organ i Partisë Socialiste hapet me titullin kryesor: Dënoni korrupsionin në nivele të larta. Bëhet fjalë për një intervistë dhënë për radion Dojçe Vele nga ambasadorja e shtetit gjerman në Tiranë, Carol Muler Holtkemper. Sipas kësaj gazete ajo deklaron se bilanci i viteve të fundit për mosndëshkimin e korrupsionit në nivelet e larta, mban Shqipërinë larg BE-së. Kjo e përditshme vlerëson se korrupsioni në kulmin e tij dhe pandëshkueshmëria që shpëton ministrat nga akuzat për abuzim me taksat dhe pasuritë e shqiptarëve, mban ndezur alarmin e ndërkombëtarëve.
Tituj të tjerë:
Grupi Parlamentar i PS vendos çregjistrimin e Kastriot Islamit;
Banorët vuajnë ende mungesën e ujit, qeveria rrit çmimin;
PS: paketa synon lehtësimin e barrës fiskale të familjeve të varfra;
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e Lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruan tek pr@noa.al.