Veroli, 21 dhjetor 2011, NOA- 23 vjeçari Erjon Kaloti falë pranimit të vrasjes së bashkëkombasit të tij Fisnik Tusha, i masakruar me thikë shpëtoi nga burgimi përjetë.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Assisi të Italisë mbajtën parasysh pranimin e tij të fajësisë dhe dhanë një dënim jo shumë të rëndë për Kalotin duke e krahasuar me kërkesën e prokurorit për burgim të përjetshëm, por duke përfituar vetëm 17 vite burg.
Dy shqiptarë të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje u dënuan me 13 dhe 10 vite burg.
Në vrasjen e Tushës e ndodhur pas një zënke u përfshinë Kelmend Kaloti, Redjon Kaloti, Ibrahim Kaloti dhe Florenc Kaloti të afërm me njeri tjetrin, ndërsa ngjarja në fjalë ndodhi në 18 prill të vitit të kaluar.
a.y/NOA