Tiranë, 21 dhjetor NOA - Reshjet e borës dhe temperaturat e ulta kanë sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve në disa komuna të Dibrës. Komunat Kalaja e Dodës dhe Sllovë, janë dhe më problematiket, pasi trashësia e saj ka arritur arrin deri në 30 cm.
Probleme në qarkullimin e mjeteve ka pasur edhe në disa komuna të Bulqizës si Tërnovë e madhe, Tërnavë e Vogël, në fshatrat e Martaneshit, Ostrenit dhe Trebishtit.
Ndërkohë në Vlorë ka temperatura të ulta dhe vranësira , të cilat do të vijnë duke u shtuar, ndërkohë që rreth mesditës priten reshje shiu. E mërkura vlerësohet nga meteorologët lokalë si një ditë e vërtetë dimri, shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, në lartësinë mbi 800 metra. Ndërkohë, dëbora që është shfaqur deri në krye të malit të Shashicës mbi qytet dhe në Karaburun, e bën edhe më të ftohtë këtë ditë.
a.k/NOA