Lubjanë, 21 dhjetor 2011, NOA - Ministri i Jashtëm në largim i Sllovenisë, Samuel Zbogar është emëruar përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, raportoi agjencia franceze e lajmeve AFP.
Ministria e Jashtme sllovene ka konfirmuar zyrtarisht lajmin, bën me dije agjencia e lajmeve STA.
Zbogar kishte aplikuar për këtë post në muajin e kaluar, duke shpresuar se përvoja diplomatike dhe politike në rajon do të kontribuojë edhe në misionin e BE-së në Kosovë. Ministri slloven Zbogar do të zëvendësojë në këtë post përfaqësuesin aktual të BE-së, Fernando Gentilini, të cilit i skadon mandati në muajin janar.
Sllovenia e ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme kryediplomaten e BE-së, Catherine Ashton, me pretendimin se nuk po emëron asnjë kandiat slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme evropiane.
mit/NOA