English

SHBA, në marinë puthja e parë lesbike

Virxhinia, 21 dhjetor 2011, NOA- Kur flota e marinës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kthye në bazë pas një misioni të gjatë, sipas traditës njëri nga marinarët zgjidhet që të zbresë i pari në tokë dhe të takojë të dashurit e tij.

Marinarja Marissa Gaeta, u zgjodh që të zbriste e para dhe të takonte njeriun e saj më të afërt dhe në këtë moment ndodhi një puthje me një vajzë të të njëjtit seks.

Kur Marissa zbriti nga Uss Oak Hill, për ta pritur në molin e Virxhinias gjeti partneren e saj Citlalic Snell, anëtare e marinës edhe ajo.

Mësohet se dy gratë bashkëjetonin prej dy vitesh ndërsa puthja befasoi të pranishmit.

a.y/NOA

KOMENTE