English

Siri, urdhërohet vrasja e dezertoreve

Pavarësisht apeleve ndërkombëtare presidenti i Sirisë Bashar al-Asad po i urdhëron trupat e tij të ushtrojnë dhunë brutale kundër kundërshtarëve të regjimit. Veprimtarët për të drejtat e njeriut raportuan se prej të hënës janë vrarë më shumë se 300 vetë, ndër ta shumë dezertorë. Megjithatë, konfirmim të pavarur për këto të dhëna nuk ka për arsye të bllokadës siriane ndaj mediës. Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik (GCC), pjesë e të cilit është edhe Arabia Saudite si vend arab me peshë, i bëri thirrje energjikisht udhëheqjes në Damask që t'i japë fund gjakderdhjes. Siria duhet ta ndalë menjëherë makinerinë e vrasjes, deklaroi GCC-ja në mbyllje të samitit në Riad. Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh “thellësisht e shqetësuar“ mbi gjendjen në Siri.

KOMENTE