English

Tiranë, burri i merr jetën gruas me Kallashnikov

Tiranë, 21 Dhjetor 2011 NOA/ Rid BulkuNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës me rezultat vdekjen e një gruaje, në rrethana të një krimi familjar. Policia thotë se për vrasjen e të ndjerës ka identifikuar si përgjegjës të shoqin e saj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Ngjarja ndodhi në banesën e familjes Mancaku në fshatin Ndroq pranë Tiranës. Viktimë e krimit ka mbetur Shpresa Mancaku, 52 vjeçe, kurse autor i dyshuar i vrasjes brenda familjes është bashkëshorti i saj, Ylli Mancaku, 54 vjeçar.

Burimet policore nga drejtoria rajonale e Tiranës i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al se krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. I dyshuari njihet si person i alkoolizuar dhe mendohet të ketë kryer vrasjen e mbrëmjes së sotme në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike si rezultat i avujve të alkoolit.

Hetimi nxori se Ylli Mancaku ka qëlluar në drejtim të bashkëshortes së tij Shpresa me një breshëri automatiku të llojit Kallashnikov duke e goditur me shtatë plumba që e lanë të vdekur në vend.

Policia tha se ka arrestuar të dyshuarin e vrasjes dhe se ai ishte në gjendje të pirë.

r.b/NOA

KOMENTE