Ankara, Turqi, 21 dhjetor 2011, NOA -Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl i kërkoi Francës, që të heqë dorë nga “projektligji për gjenocidin armenian”.
Dhoma e ulët e parlamentit francez, do të diskutojë të enjten, nëse do të penalizojë me një vit burg dhe 59 mijë dollarë gjobë, mohimin se vrasjet nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore, çuan në “gjenocid”.
Kjo do të sillte një legjislacionin të ngjashëm me atë se si Franca e trajton mohimin e holokaustit.
Ministri i jashtëm francez, Alen Zhype, ia kujtoi një delgacioni parlamentar turk thirrjen e presidentit Sarkozi, që Turqia të “bëjë një gjest të kujtesës” dhe të njohë historinë, ashtu sikurse që kishte bërë Franca, duke njohur rolin e shtetit francez në deportimin e hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Turqia refuzon termin gjenocid.
Ajo insiston së vrasjet kishin ngjarë gjatë gjatë trazirave civile pas rënies së Perandorisë Osmane dhe se humbje kishte nga të dyja anët.
NPOA/RFE