English

UFO në Kansas?! Zgjidhet misteri... (VIDEO)

Kansas (SHBA), 21 Dhjetor 2011, NOA - Banorët e Covley County, në Kansas u tronditën javën e kaluar nga një ndjesi që i pushtoi papritur ndërsa u shfaq videoja e një objekti ushtarak Highway 77, të fshehur poshtë një kamioni.

Pas së cilës nisën të ngriheshin një valë supozimesh, duke pretenduar se objekti në fjalë ishte një ... UFO.

Kjo pasi ai kishte formën e një disku të çuditshëm dhe të gjithë nisën të aludonin rreth një ideje të tillë.

Objekti i dyshimtë ishte aq i madh se bazuar në ligjet vendase, duhet të hiqeshin shenjat e vendosura në rrugë, në mënyrë që ai të mund të kalonte përmes saj.

Por ai ishte i mbuluar dhe i fshehur mirë, duke e bërë një shqyrtim të mëtejshëm të tij, tërësisht të pamundur.

Megjithatë, u mësua se objekti teknikisht nuk e plotëson përkufizimin e një UFO-je. Kjo pasi u vërtetua se objekti nuk ishte aspak fluturues.

Dmë e rëndësishmja, nuk është më i paidentifikuar....

Sherif lokal Don Read, njoftoi se ishte në fakt një objekt fluturues që mbulohej nga kamioni, por ama me një origjinë tokësore. Më konkretisht, ai ishte një lloj avioni i prodhuar nga Northrop Grumman.

Pas zbulimit të Read-it, Northrop Grumman tha se i supozuari "UFO", nuk është veçse një avion X-47B, i telekomanduar pa pilot, i projektuar për të vepruar si avion transportues. ai ishte drejtuar në Naval Air Station, Maryland.

Teknologjitë e avionëve pa pilot (UMS) janë bërë aq të zakonshme. Dhe arsyet pse ata ndonjëherë nuk fluturojnë, kanë qenë edhe më të thjeshta.

"Është e vështirë të fluturojë një avion i telekomanduar pa pilot nëpër hapësirën ajrore komerciale", pohon McKinney.

n.e/NOA

Shikoni gjithashtu: Shfaqet UFO në Mongoli

341
KOMENTE