English

Xhakarta, festivali i parë i skulpturave prej rëre

Xhakarta, 21 Dhjetor 2011, NOA - Ka nisur në Xhakarta, në kryeqytetin Indonezian, festivali i parë i skulpturave prej rëre.

Një spektakël mbresëlënës, në të cilin spikatin riprodhimet e Buddhas, pallateve dhe të çdo lloj forme tjetër.

Festivali është i ndarë në dy pjesë: njëra ka si temë kulturën, pasurinë dhe traditën indoneziane, ndërsa tjera riprodhimin e monumenteve dhe ndërtesave më famë botërore si për shembull Big Ben në Londër.

Të gjithë skulpturat janë krijuar nga një ekip ndërkombëtar artistësh profesionist, të seleksionuar nga World Sand Sculpting Academy, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Festivali është ideuar për të mbështetur turizmin në Indonezia dhe është promovuar dhe nga ministria e ekonomisë.

“Objektivi ynë – ka shpjeguar një zëdhënës i eventit – është promovimi i turizmit dhe jam i sigurt që skulpturat prej rërë do ti japin një vlerë plus lokalitetit gjatë pushimeve”.

Festivali zgjat deri më 28 janar të vitit të ardhshëm.

r.b/NOA

KOMENTE