Prishtinë, 21 dhjetor 2011, NOA - Ministri i jashtëm në largim i Sllovenisë, Samuel Zbogar është emëruar përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, ka cituar mediat sllovene, agjencia e lajmeve AFP.
“Ministria e Jashtme sllovene ka konfirmuar jozyrtarisht lajmin dhe ka thënë se më shumë detaje do të dihen sot”, ka shkruar agjencia e lajmeve STA.
Zbogar ka thënë se ai aplikuar për këtë post në muajin e kaluar, duke shpresuar se përvoja diplomatike dhe politike në rajon do të kontribuojë edhe në aktivitetet e BE-së në Kosovë.
Zbogar do të zëvendësojë në këtë post përfaqësuesin aktual të BE-së, Fernando Gjentilinin, të cilit i skadon mandati në janar.
Sllovenia ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shefen e politikës së jashtme te BE-së, Ketrin Eshton se nuk po emëron asnjë kanddiat slloven si zyrtar të lartë në shërbimet e jashtme evropiane.