Tiranë, 22 dhjetor 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi deklaroi sot se çel fushatën “Fol vetëm shqip”.
Në një komunikim me mediat, përfaqësuesit e AK-së thanë se kjo fushatë do trokasë në çdo derë të familjeve shqiptare që jetojnë në emigracion dhe që kanë lindur apo rritur fëmijët e tyre jashtë tokës mëmë.
Sipas AK-, kjo fushatë do ndërmerret në mënyrë vullnetare në ndihmë të gjithë fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në emigracion dhe që gjuhën mëmë nuk e përdorin fare.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, fushata e Aleancës Kuq e Zi është një fushatë kundër asimilimit të shqiptareve dhe gjuhës së ture në rajon, Europë, madje edhe në kontinentin tjetër.
Aleanca Kuq e Zi ka siguruar përmes bashkëpunimit më një shtëpi botuese mijëra abetare të cilat do të nisën për në Greqi, Itali, Angli, SHBA, Belgjikë, Preshevë, Mitrovicë dhe kudo ku ka shqiptarë.
Më tej Aleanca Kuq e Zi u kërkon mbarë nënave shqiptare që jetojnë në emigrim që fëmijëve të tyre t’u mësojnë gjuhën shqipe si të vetmen gjuhë amtare.
Mësohet se abetaret kuqezi janë në dy gjuhë, në gjuhën shqiptare dhe në gjuhën e destinacionit të tyre, pra, për abetaret që do dërgohen në Itali, këto abetare janë në Italisht dhe në Shqip në mënyrë që fëmijët shqiptarë ta kenë sa më të lehtë për të mësuar ABC-në e gjuhës shqipe.
a.y/NOA