English

Atë e bir u vranë nga një shqiptar vrasës me pagesë, zbulimi erdhi se s’mori paratë

Kallamatë, GREQI, 22 Dhjetor 2011 NOA/ Nikolaos Samaras - Një shtetas grek ka urdhëruar ekzekutimin makabër të atë e bir në Greqi kurse zbatues është një shqiptar që i mori jetën bashkëkombësve të vet.

Në këtë përfundim ka arritur grupi hetimor në Kallamatë të Greqisë në lidhje me vrasjen e ndodhur më 29 nëntor të këtij viti ku u gjetën të vdekur Fillim Mesaja 35 vjeç i njohur në Greqi si Filip Mesai dhe djali i tij Olgerti 2 vjeçar.

një komunikim zyrtar policia e Kallamatës tha sot se ka arrestuar shtetasin grek Vasilis Varelas, kurse ka shpallur në kërkim shqiptarin tjetër të dyshuar. Policia thotë se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë, urdhëruar nga Varelas dhe vëllai e tij binjak, Hristos Varelas, që është shpallur në kërkim dhe zbatuar nga emigranti shqiptar i cili është një 29 vjeçar. Ai u arrestua sotAthinë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Sipas hetimit paraprak, përfshirja në trafiqe me sasi të mëdha narkotikësh dhe grabitje biznesesh, dyshohet të ketë sjellë atentatin e frikshëm, ku hetimet të çojnë në përfshirjen edhe të dy banorëve të tjerë të zonës së Mesinisë në Kallamatë, që të gjithë të zhytur në trafiqe dhe plaçkitje të dhunshme.

Ndërkohë, policia thotë se për 29 vjeçarin shqiptar ishte lëshuar në vitin 2008 një urdhër arresti për vrasjen në atë vit të Sotiri Psihopaidha.

Në operacionin që solli arrestimet, tek banesa e Hristos Varelas u gjetën dy armë zjarri dhe shumë fishekë si dhe u sekuestruan 4500 euro.

Policia tha se kreu hetime e përgjime për disa javë dhe shtoi se rol kyç luajti fakti se i riu shqiptar nuk ishte paguar ende nga binjakët Varelas për vrasjen me pagesë që kreu ndaj Fillim Mesajës dhe djalit të vogël Olgertit.

Krim monstruoz

Vogëlushi dhe i ati u gjendën të vdekur në Kallamatë, në orën 18.00 të pasdites së 29 nëntorit 2011. Ishte një qytetar ai i cili sinjalizoi policinë duke raportuar se një autoveturë tip Benz Mercedes me ngjyrë të zezë, e përmbysur gjendej buzë rruge në një përrua, në zonën e Arios, te fshati Prati, lokaliteti Piperica, pranë Kallamatës. Me të mbërritur, forcat policore kanë gjetur trupat e 35-vjeçarit dhe djalit të tij dy vjeçar. Në dukje, fillimisht u dyshua për një aksident rrugor. Por shpejt u zbardh se kishim të bënim me një vrasje e cila nga autorët ishte “mbuluar” duke provokuar një aksident pas krimi. Ekspertiza mjekoligjore sot ka konfirmuar se plagë në kokë i kishin shkaktuar vdekjen babait dhe plagë fatale në fyt, të birit. Ekspertiza tha se plagët ishin pasojë e përdorimit të armëve dhe jo nga aksidenti. Fillim Mesaja është qëlluar me pistoletë në kokë, kurse të birit i është prerë fyti me thikë. Policia duke folur për hetimet, tha se atë e bir ishin vrarë dhe më pas autorët e kishin shtyrë makinën drejt greminës me pasojë përfundimin në përroin aty pranë. Makina kishte ngecur në përrua siç shihni edhe këtë foto, me drita ndezur dhe kjo bëri kalimtarin që ta shohë edhe pse ishte muzg dhe të thërrasë policinë e cila sikundër shihni te foto e dytë, transportoi kufomat për në morg. Policia tha se makina ishte pronë e të ndjerit Fillim Mesaja i njohur në Greqi si Filip Mezai. Ndërkohë duke konfirmuar se po heton pistën e vrasjes së dyfishtë dhe inskenimit të aksidentit për të mbuluar krimin, theksoi se po merr në pyetje të afërm e të njohur të Fillim Mesaja. Sakaq provat e mbledhura në vendngjarje po analizohen për të zbardhur sa më shumë misterin e krimit monstruoz që këtë radhë nuk kurseu as jetën e vogëlushit dy vjeçar, i cili, vetëm disa muaj pasi erdhi në këtë botë, ka parë një fund të frikshëm të jetës së tij aq të shkurtër. Ndërkohë gjendje shoku ka shkaktuar në Kallamatë dhe sidomos në fshatin Plati, ku jetonte familja Mesaja, vdekja e dyfishtë. Fillimi ka lënë gruan dhe një djalë 11 vjeçar jetim. Fillimi udhëtonte shpesh si pasionant i garave me hipizëm siç e shihni dhe tek kjo foto dhe nuk qëndronte rregullisht në shtëpi. Disa banorë të fshatit Plati, thanë për mediat greke se ata e njihnin djalin 2 vjeçar si të birin e Fillimi, por shtuan se disa të tjerë kishin dyshimet e tyre për këtë. Policia tha se po e heton këtë dyshim, kurse ka si pistë dhe mundësinë e vrasjes së fëmijës për arsye se ishte dëshmitar në ekzekutimin e të atit.

n.s/e.t/NOA

KOMENTE