English

Hapësirë, zbulohen dy planetë binjakë me Tokën

Londër, 22 Dhjetor 2011, NOA - Sonda Keplero e NASA ka zbuluar dy planetë të dimensioneve të njëjta me Tokën të cilat orbitohen rreth një ylli tepër të ngjashëm me Diellin tonë.

Bëhet fjalë për “Keplero 20f” e “Keplero 20e”.

Në të kaluarën mund të ketë pasur jetë, por momentalisht janë shumë pranë burimit të tyre të nxehtësisë dhe në sipërfaqe kanë një temperaturë tepër të lartë.

Më në detaj, sipas një studimi të publikuar në Nature, më parë dy objektet e lokalizuara ndodheshin më larg nga ylli i tyre, në të ashtuquajturën “zona e Goldilocks”, ku temperatura nuk është as shumë e ulët e as shumë e lartë, duke bërë të mundur praninë e ujit në gjendje të lëngshme.

Duke u bazuar në atë çka ka rrëfyer Dr. Francois Fressin, i “Harward-Smithsonian Centre for Astrophysics”, që ka drejtuar studimin, dy planetët tani që i janë afruar yllit të tyre kanë rritur shpejtësinë: K20e rrotullohet në orbitë për 6 ditë, K20f në 20, ndërsa Tokës i duhet 1 vit.

K20f dhe K20e kanë një kompozicion të ngjashëm me planetin tonë: një zemër solide të akullt, e barasvlershme me 1 të tretën e volumit, ndërkohë që pjesa tjetër është një mantel silikati (minerali më i shpërndarë në Tokë).

r.b/NOA

KOMENTE
  • Egzon Xhauri14:40 - 22 Dhjetor 2011
    edhe a mund te jetojne njerzit ne ate pllanet????