English

Hapet pista e patinazhit në Kullën Eifel

Paris, 22 Dhjetor 2011, NOA - Pas suksesit të madh të vitit të shkuar edhe këtë vit Kulla Eifel në Paris është përgatitur për të pritur me mijëra patinues në pistën e shkëlqyer të akullit që ndodhet në katin e parë.

Insatlacionet janë vendosur në rreth 57 metër lartësi dhe ka një sipërfaqe prej 2 mijë metrash katrorë.

Edhe pse dimensionet e saj janë reduktuar (vetëm sa 1 e treta e pistës së famshme të Rockefeller Center në Nju Jork), kjo strukturë duhet thënë se ka korrur një sukses tepër të madh me publikun.

Impianti do të qëndrojë i hapur deri në fillim të muajit shkurt me një orar që do ta mbajë hapur deri në 22:30.

Kështu dhe pse do të jetë natë sërish turistët e shumtë mund ta praktikojnë patinazhin në akull dhe në orët e mbrëmjes.

r.b/NOA

KOMENTE